Më 25.07.2025 në orën 00.08 në kryqëzimin e rrugëve “Filip Vtori Makedonski” dhe “Bataljon Stiv Naumov” në Manastir, oficerë policie nga SPB-ja e Manastirit privuan nga liria R.K. (44) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet “rover” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte R.K., dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu mat 1.87 promil alkool në gjak.
Më 25.07.2025 në orën 00.15 në rrugën “Boris Kidrich” në Resnjë, oficerë policie nga SPB-ja e Resnjës privuan nga liria N.T. (44) nga fshati Jankovec, zona e Resnjës. Gjatë një kontrolli rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet tip Hyundai me targa të Resnjës, të drejtuar nga N.T., dhe pas marrjes së masave, u përcaktua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ishte 1.86 promil.

Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.TS