Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, vizitoi sot Burgun e Kumanovës, ku u
prit në takim nga drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov me
kabinetin e tij, si dhe drejtori i Burgut të Kumanovës, z. Oliver Cvetkovski dhe zëvendësdrejtori
z. Ylber Limani.
Ai e vlerësoi Burgun e Kumanovës si shembull i menaxhimit të mirë nën udhëheqësinë e re.
Nënkryetari i Qeverisë dëgjoi sfidat e këtij institucioni, i cili ishte lënë të përballet me mungesën
e ujit të pijshëm, gjë për të cilën do të përpiqet të gjejë zgjidhje sa më shpejtë që është e
mundur.
U diskutua gjithashtu mundësia për përforcimin e përkrahjes shëndetësore për të burgosurit,
veçanërisht për sa i përket shëndetit mendor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sistemi petinenciar është një ndër shtyllat e shtetit të së drejtës dhe ne jemi të përkushtuar që
ta përmirësojmë dhe zhvillojmë atë sipas standardeve evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume