Më 24.07.2025, rreth orës 15:30 në Gostivar, punonjësit e Departamentit për Punë të Brendshme arrestuan A.M. (38) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë nga H.J. (33), gjithashtu nga Gostivari. Sipas kallëzimit, rreth orës 13:30, në një punishte në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, pas një konflikti verbal, A.M. e kishte sulmuar fizikisht H.J.-në duke përdorur edhe një mjet të mprehtë, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime trupore. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Urgjente në Gostivar. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët kallëzimi përkatës penal.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume