Donacioni prej 800 mijë eurosh nga një kompani serbe për Lëvizjen BESA të Bilall Kasamit ka marrë përmasa rajonale, duke shkaktuar reagime të forta në Kosovë.

Ndër më të ashpërit ka qenë djali i dëshmorit të Kosovës, Nexhat Fazliu, i cili këtë akt e ka cilësuar si përçarje të qëllimshme të shqiptarëve dhe largim nga aleatët strategjikë si SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas Fazliut, ky donacion nuk është i rastësishëm, por pjesë e një agjende më të gjerë politike që synon afrimin e disa partive shqiptare me Serbinë dhe Greqinë, në dëm të interesit kombëtar.

> “Ky donacion është shpërblim për përçarjen e shqiptarëve dhe për largimin e tyre nga SHBA-ja. Nëse nuk vetëdijesohemi si komb, do ta pësojmë rëndë”, ka shkruar ai në reagimin e tij./TS/