Më 24.07.2025, në ora 11:00, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar, S.M. (32) nga Gostivari raportoi se rreth orës 00:30 në rrugën “Major Çede Filipovski”, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga B.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, më 25.07.2025, në ora 00:30, në të njëjtin departament u paraqit B.M. (39) nga Gostivari, i cili denoncoi se një natë më parë, rreth orës 23:10, para shtëpisë së tij, pas një zënke për çështje trafiku, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij N.T. Edhe për këtë rast janë duke u ndërmarrë masa për zbardhje dhe dokumentim.TS