Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të jetë me diell dhe shumë nxehtë, pasdite me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 43 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe në gjysmën e parë të javës që vjen do të ketë ndryshim të motit.
Gjatë orëve të pasdites priten kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.
Era do të ndryshojë drejtimin në verior, ndërsa temperaturat ditore do të fillojnë të bien.