Tetovë, 25 Korrik 2025 – Në SPB Tetovë është raportuar se më 25.07.2025, rreth orës 22:50, në rrugën rajonale Zhelinë–Siriçinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja të rënda.
Automjeti i pasagjerëve i markës “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Sh. (19) nga fshati Shemshovë, komuna e Jegunovcës, ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjere 14-vjeçare ka marrë lëndime trupore. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës, ku lëndimet janë konstatuar nga personeli mjekësor.
Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në aksidentin.TS