Tetovë, 25 Korrik 2025 – Sot rreth orës 09:30, nga Qendra Emergjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar një rast i dyshuar i sulmit fizik. Sipas raportit të dorëzuar në SPB Tetovë, qytetari Sh.N. nga Tetova ka sjellë në repartin e urgjencës vëllain e tij I.N., i cili, sipas deklarimeve të para, ka pësuar lëndime si pasojë e një sulmi fizik.
Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit dhe kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Hetimet janë në vijim.TS