Gostivar, 26 Korrik 2025 – Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, zyrtarët policorë të Departamentit për Punë të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar dy persona: M.V. (20) nga fshati Banjicë e Epërme dhe N.M. (18) nga Gostivari, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit kanë shfaqur sjellje agresive të shoqëruara me bërtitje dhe fyerje në një ambient publik, duke shqetësuar qytetarët përreth. Ata janë ndaluar menjëherë dhe janë dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse konform neneve 4 dhe 6 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike.TS