Gostivar, 26 Korrik 2025 – Rreth orës 20:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamentit për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar kanë arrestuar personin A.I. (66) nga fshati Simnicë.
Arrestimi është bërë në bazë të një raportimi të mëparshëm që lidhej me kërcënim ndaj sigurisë. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas procedurave ligjore.TS