Më 25.07.2025, rreth orës 20:30, në Stacionin Policor në Grupçin është paraqitur një rast sulmi fizik. Sipas kallëzimit të dorëzuar nga M.S. (41), banor i fshatit Trebosh, ai është sulmuar para një objekti hotelerik në qendër të fshatit nga bashkëfshatari i tij, N.S. Nga ana e policisë janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij, në funksion të procedurës ligjore përkatëse.TS