Më 25.07.2025, rreth orës 12:30, zyrtarët policorë të Njësisë Policore në Kamnjan kanë privuar nga liria shtetasin M.S. (43) nga fshati Bogovinë. Veprimi është ndërmarrë pas një denoncimi të bërë nga ish-bashkëshortja e tij 35-vjeçare, si dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë raportuar se ai i ka sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.

Personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policor, ndërsa ndaj tij po përgatitet kallëzimi përkatës penal. Policia po ndërmerr masa për dokumentimin e plotë të rastit dhe procedimin sipas ligjeve në fuqi.TS