Më 25.07.2025, rreth orës 23:40, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është paraqitur një rast kërcënimi me armë të ftohtë. Denoncimi është bërë nga S.M. (47) nga fshati Batincë i Shkupit, i cili ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale për një vend parkimi para një objekti hotelerik në fshatin Vërtok të Gostivarit, një person i panjohur, që drejtonte automjetin e tipit “BMW” me targa gjermane, ka dalë nga vetura dhe e ka kërcënuar me thikë.

Policia ka nisur veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e personit të dyshuar. Rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume