Me përkushtimin për ta bërë çdo cep ku rreh zemra shqiptare pjesë të misionit tonë, Lëvizja Arbëria me krenari njofton emërimin e Azem Deharit si Koordinator për Norvegji.

I lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës, Azemi vjen nga familja e njohur Dehari, një familje që brez pas brezi ka dhënë kontribut të pashoq për atdheun, kombin dhe fenë, në të gjitha kohërat e sakrificave dhe përpjekjeve kombëtare. Sot, edhe pse jeton përkohësisht në Oslo, zemra e tij rreh fuqishëm për vendlindjen.

Me energjinë, përvojën dhe idealin e tij, Azem Dehari do të jetë ura lidhëse e Lëvizjes Arbëria me mërgatën shqiptare në Norvegji, duke fuqizuar zërin e saj, duke bashkuar potencialin e saj dhe duke e bërë atë pjesë aktive të misionit tonë për një Arbëri më të bashkuar dhe më të fortë. Lëvizja Arbëria falënderon të gjithë bashkatdhetarët në Norvegji për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe i fton të bashkohen rreth Koordinatorit të tyre të ri, Azem Deharit, për të ecur krah për krah drejt ëndrrës sonë të përbashkët, Arbërisë së lavdishme! Lëvizja Arbëria

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume