Një tjetër ngjarje e dhunshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkup, duke rritur shqetësimin për sigurinë publike në hapësira urbane informon Tetovasot.

Sipas njoftimit nga SPB Shkup, më 26 korrik 2025, në ora 01:13, qytetari K.S. (18) nga fshati Lubanci, rajoni i Shkupit, ka paraqitur denoncim policor, ku deklaron se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur pranë Qendrës së Transportit në kryeqytet.

Qendra e Transportit në Shkup, një nga nyjet më të frekuentuara të udhëtarëve, ka qenë skenë e rasteve të përsëritura të tensioneve, çka shton nevojën për patrullim më të shtuar dhe masa parandaluese.

Policia ka nisur procedurat hetimore dhe po ndërmerren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky rast vjen në vazhdën e një serie incidentesh të ngjashme që po alarmojnë opinionin publik mbi sigurinë e qytetarëve në orët e vona, veçanërisht të të rinjve që frekuentojnë hapësirat e transportit urban.TS