Më 25 korrik 2025, në orën 22:20, në Stacionin Policor të Shkupit (SPB Shkup) është denoncuar një përleshje fizike që ka ndodhur në oborrin e një shtëpie familjare në rajonin e Gjorçe Petrovit.

Sipas raportit zyrtar, në incident janë përfshirë dy të rinj nga Shkupi: F.L.A. (25) dhe A.M. (25). Ngjarja ka rezultuar në prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Autoritetet policore kanë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, dhe pas përfundimit të procedurave, do të parashtrohen kallëzime përkatëse ndaj personave të përfshirë.TS