Shkup, 26 Korrik 2025 – Në dy incidente të ndara të ndodhura gjatë orëve të para të mëngjesit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar dy persona për sjellje agresive ndaj autoriteteve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Rasti i parë është regjistruar në ora 04:40 në një lokal hotelier në rajonin e Qendrës, ku është arrestuar M.A. (44) nga Shkupi. Sipas njoftimit zyrtar, ai ka shfaqur sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë, duke penguar veprimtarinë e tyre.

Rasti i dytë ka ndodhur në ora 01:05 në fshatin Sopishtë, ku është arrestuar N.T. (33) nga Shkupi. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet të tipit “Volkswagen Golf” kur ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj policisë.

Për të dyja rastet, pas dokumentimit të plotë, do të pasojnë parashtresa përkatëse në përputhje me ligjin.TS