Ohër, 25 Korrik 2025 – Në ora 21:55, nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar A.D. (43) nga Shkupi, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në një kompleks hotelier në fshatin Konjsko, në bregun e Liqenit të Ohrit.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka sulmuar me thikë dy të punësuar në hotel, duke u shkaktuar lëndime, ndërsa më pas ka dëmtuar një pjesë të inventarit të objektit.
Personi është privuar nga liria në vendngjarje, ndërsa kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal. Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit.TS