Koçan, 25 Korrik 2025 – Në ora 20:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme në Koçan kanë arrestuar R.A. (32), banor i Koçanit, nën dyshimin për sulm fizik ndaj babait të tij 62-vjeçar.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, në oborrin e një shtëpie familjare, ku R.A. ka ushtruar dhunë ndaj të atit. Pas intervenimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngrihet parashtresë përkatëse penale.TS