Shkup, 26 Korrik 2025 – Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.J. (30) nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

Sipas informatave zyrtare, më 31 janar 2025, gjatë një kontrolli të kryer në automjetin “Volkswagen Passat”, të drejtuar nga i dyshuari, janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë. Më pas, në bastisjen që u zhvillua në banesën e tij në Shkup, policia ka gjetur edhe plumba si dhe një peshore digjitale me mbetje të amfetaminës dhe kokainës.

Materialet e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa procedurat hetimore janë në zhvillim. Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.TS