Më 26.07.2025, në orën 16:40 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.Q. (31) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në rrethinën e Gostivarit, motrën e saj M.J. (22) nga rrethina e Tetovës, ndërsa më 27.07.2025 është privuar nga liria edhe shoqja e tyre E.I. (23) nga rrethina eTetovë, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm nga bashkëshorti 34-vjeçar i A.Q. se në periudhën gjatë qëndrimit në Itali, A.Q., M.J. dhe E.I. kishin incizuar dhe i kishin dërguar video me përmbajtje pornografike të djalit të tij trevjeçar. Ato u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse sipas neneve 201 dhe 193-a të Kodit Penal.
…….