Një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi në një burg në Split të enjten, duke lënë të lënduar një 29-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike. Ai u ndalua javën e kaluar nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti, së bashku me dy persona të tjerë.

Sipas raportimeve të mediave kroate, i burgosuri kishte një nofull të thyer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të shtunën, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ministria e Drejtësisë i konfirmoi portalit Dalmatinski se konflikti ndodhi rreth orës 13:15. “Menjëherë sapo mësuan për konfliktin, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Qendrën Spitalore Klinike të Splitit për ekzaminim po atë ditë, ku, sipas vlerësimit të mjekut, ai u mbajt i shtruar në spital”, tha Ministria.

Sipas informacioneve nga spitali i Splitit, i burgosuri kishte një nofull të thyer dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të shtunën. Ai u lirua nga spitali dhe më pas u kthye në burg.

Policia është informuar për incidentin dhe po kryen një hetim penal. Sulmuesi është i paraburgosur i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe do të akuzohet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume