Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër K.Zh. (29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhunë”.

Më 21.06.2025, në fshatin Llazaropollë të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, i denoncuari ka dëmtuar dritaren e një hoteli dhe me një send të fortë ka tentuar të sulmojë S.R. (26) nga Shkupi.

Rasti po hetohet nga autoritetet për dokumentimin e plotë dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.TS