Më 28.07.2025, rreth orës 12:20, në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur “Livadhet”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një kamioni “Man” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga O.P. (48) nga Kriva Pallanka, dhe një automjeti pasagjerësh “Pezho” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.S. (70) nga fshati Rugjincë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër.

Nga lëndimet e marra, vozitësi i “Pezhos”, B.S., ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente ka konfirmuar vdekjen.

Është kryer këqyrja e vendngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa hetimet vazhdojnë.TS