Më 29 korrik 2025, rreth orës 12:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçarin R.L. nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, në përputhje me nenin 235 të Kodit Penal.

Siç njoftoi SPB Tetovë, gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit, janë gjetur sende që lidhen me dy raste të vjedhjeve, ndërsa një pjesë e tyre tashmë i janë kthyer pronarëve legjitimë.

Personi i ndaluar ndodhet në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal, ndërsa hetimet për të zbardhur plotësisht rastin vijojnë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar kriminal në mënyrë që autorët të përballen me drejtësinë.TS