Më 29.07.2025 në orën 18:50 në një fshat të Gostivarit,
punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria
personin G.A.(44) nga ai fshat, duke vepruar sipas një kallëzimi
paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten
dhe djalin 21-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas
dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.