Më 29 dhe 30 korrik 2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria tre persona: P.S. (21) nga Shkupi, A.K. (21) nga fshati Idrizovë dhe V.K. (31) nga Shtipi.

Gjatë kontrolleve, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës si dhe materie pluhurore e bardhë, për të cilën dyshohet se është substancë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të ngriten parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume