Më 29.07.2025, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Petrovec, rrethi i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një gjenerator për furnizimin me energji elektrike të një antene në pronësi të një operatori celular.

Zjarri është përhapur edhe në truallin fqinj, duke përfshirë një shtëpi verore. Pas ndërhyrjes, flakët janë shuar, ndërsa këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS