Në një live në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, ka folur hapur për përballjet e saj të pas shout me Gjestin.

Ajo zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.

“Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha modelja shqiptare, duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë.

E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje.

“Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, kur janë parë nga afër, Gjestin e ka ndjerë në siklet: “Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.

Deklaratat e Xhenetës kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes saj dhe Gjestit, që duket se nuk është shuar as pas përfundimit të reality shout.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume