Më 30 korrik 2025, rreth orës 13:20, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është paraqitur një rast i rrezikshëm nga pronari i një shtëpie në lagjen “Mllaki 2”, N.T. (49).

Sipas denoncimit, në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një plumb i devijuar që dyshohet se vjen nga një armë zjarri e qëlluar nga një drejtim i panjohur.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi nga autoritetet përkatëse dhe predha është konfiskuar për procedura të mëtejshme hetimore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e burimit të të shtënave.TS