“Fshati Gajre gjithmonë i ka dhënë këtij vendi burra të rrallë, dhe Rafi Halili ishte një prej tyre.

Sot pata nderin të jem pjesë e përurimit të bustit të tij, një njeri që përfaqësonte rezistencën, dinjitetin dhe dashurinë për atdheun në kohë të vështira.

Ai nuk luftoi vetëm me fjalë e qëndresë, por edhe me duart e tij, duke skalitur në dru historinë, shpirtin dhe dhimbjen e popullit tonë.

Rafi Halili na la trashëgimi vepra që flasin me heshtje, por që frymëzojnë zëshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën, sakrificën dhe veprën e tij!” ka shkruar Bajram Rexhepi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume