Nesër, Shkëndija jonë do të përballet me skuadrën e Qarabagut, në kuadër të eliminatoreve të UEFA Ligës së Kampionëve. Është një sfidë e rëndësishme, jo vetëm për klubin, por edhe për tifozët dhe për të gjithë ata që gjithmonë kanë qëndruar besnikë pas ekipit.
Ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të mblidhemi në stadium dhe t’u japim përkrahjen e merituar djemve tanë, ashtu siç dimë ne: me pasion, me zemër dhe me zë të fuqishëm!
Shihemi së bashku në stadium, për të përjetuar emocione dhe për të treguar se kur luan Shkëndija, luan gjithë shqiptaria!