Ndërmarrja “Ujësjellës dhe Kanalizime” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale, për shkak të konsumit ditor jashtëzakonisht të lartë që tejkalon 350 mijë metra kub. Nga ndërmarrja paralajmërojnë se kjo gjendje po e rrezikon seriozisht stabilitetin e sistemit të furnizimit me ujë, i cili tashmë funksionon me presion të ulur, ndërsa disa pjesë të qytetit përballen me ndërprerje të përkohshme të ujit. “Veçanërisht gjatë periudhës së verës, shpenzimi i pakontrolluar i ujit – për ujitjen e lëndinave dhe oborreve, ftohjen e rrugëve dhe të ngjashme – paraqet rrezik serioz për funksionimin normal të sistemit”, theksojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume