Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.