Çdo vit, muaji gusht rikthen kujtimin e gjallë për rënien heroike të Bekim Berishës – ABEJA dhe Bedri Shalës, të cilët bashkë me shokët Elton Zherka dhe Përmet Vula, ranë dëshmorë duke mbrojtur atdheun informon Tetovasot.
ABEJA ishte një figurë e rrallë e luftës për liri, një luftëtar i pashoq, i dekoruar nga tre presidentë dhe me një karrierë të pasur luftëtarake në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Kur vendlindja e thirri, ai, bashkë me Bedri Shalën dhe shokët e idealit, në pranverën e vitit 1998 kapën armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë së Kosovës.
Siç u rritën e u edukuan, edhe luftuan – me vendosmëri, guxim dhe dashuri të pakushtëzuar për tokën e tyre. Jetën e falën pa hezitim, duke u bërë shembull për brezat që vijnë.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe për të gjithë dëshmorët e lirisë! Lavdi!” – u shpreh Ali Ahmeti në homazhin e tij kushtuar këtyre figurave të pavdekshme të kombit.Tetovasot