Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e targave për automjetet zyrtare, për shkak të ankesave që aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.

Paralelisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të pajisen me targa speciale me ngjyrë, me shumë gjasa të kuqe, deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve.

Gjithashtu, do të krijohet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e çdo automjeti zyrtar.