ASH: Deklaratat e Mickoskit për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare janë provokim i hapur ndaj shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët dënon fuqishëm deklaratat e kryeministrit Hristian Mickoski lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si skandaloze dhe provokim të hapur ndaj ndjenjave kombëtare të shqiptarëve. Sipas ASH-së, pas zhbërjes së shumë të drejtave dhe arritjeve të shqiptarëve, këto deklarata janë tentativë për të mohuar dhe ndaluar një pjesë të lavdishme të historisë së tyre informon Tetovasot.
ASH paralajmëron se këto veprime rrezikojnë stabilitetin e vendit, kohezionin ndër-etnik, si dhe tensionojnë marrëdhëniet mes komuniteteve, duke ndikuar negativisht në të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim për heshtjen e shqiptarëve në Qeveri, të cilët sipas tyre po e kalojnë këtë çështje me relativizime dhe sulme ndaj komunitetit shqiptar.
Reagimi i plote:
Deklratat e kryeministrit Hristian Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare janë skandaloze dhe provokim i hapur ndaj ndjenjave kombëtare te shqiptarëve në përgjithësi.
Pas zhbërjes së shumë të drejtave dhe të arriturave të deritanishme, Mickoski tani tenton edhe ta mohojë dhe ndalojë një pjesë të lavdishme të historisë tonë. Ne e kemi pritur dhe paralajmëruar rrezikun se kjo Qeveri antishqiptare do të arrijë deri këtu dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë pikërisht në frymën e parandalimit me kohë të një momenti si ky. Por ajo që edhe më shumë na shqetëson është heshtja e shqiptarëve në Qeveri të cilët siç duket edhe këtë duan ta kalojnë me relativizime dhe ndoshta edhe me sulme ndaj shqiptarëve siç kanë bërë deri më tani.
Deklaratat e kryeministrit Mickoski janë sa ofenduese për shqiptarët aq edhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit, kohezionin ndëretnik, tensionimin e marëdhënieve mes bashkësive dhe të ardhmen europiane të vendit.
– Aleanca për Shqiptarët