Është rritur në 61.722 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 123 të vrarë dhe 437 të tjerë të plagosur.

Të paktën 10.201 palestinezë janë vrarë dhe 42.484 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Është rritur në 1.859 numri i personave të vrarë dhe në 13.594 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 61.722 ndërsa numri i të plagosurve në 154.525.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.