UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubit polak KKS Lech Poznań, pas shfaqjes së një baneri provokues dhe politik me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Ky akt, i konsideruar nga UEFA si një mesazh i papërshtatshëm për një ngjarje sportive, i kushtoi klubit polak një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Përveç kësaj, Lech Poznań u ndëshkua edhe me 30 mijë euro dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (Tribuna II), për ndezje fishekzjarrësh nga tifozët. Klubi gjithashtu mori një gjobë prej 8 mijë eurosh për bllokimin e korridoreve publike gjatë ndeshjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume