Përfundon dashuria e polakëve me serbët – Në ndeshjen e parë shfaqen banerin ‘Kosova është Serbi’, në Beograd polakët u rrahën

Klubi polak i futbollit Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA për sjellje të pahijshme të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në stadiumin e Poznanit.
Gjatë asaj përballjeje, tifozët polakë shpalosën një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, gjest që ngjalli reagime të shumta.
Pas ndeshjes, Crvena Zvezda publikoi në profilin e saj zyrtar në “X” një foto të banerit, duke shtuar mbishkrimin “Faleminderit” në gjuhën polake (“Dziękujemy”).
Megjithatë, “mirënjohja” nuk zgjati shumë. Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Beograd, huliganët serbë të njohur si “Delije” sulmuan tifozët polakë, duke përdorur mjete të ndryshme për dhunë.
UEFA has fined Poland's Lech Poznań football club €10,000 for displaying a banner that read "Kosovo is Serbia" during a match.
And if that wasn't enough, Lech Poznań was attacked by Delije.
Delije (Crvena Zvezda), with approximately 200 men and equipment, attacked… pic.twitter.com/heJd5qxIqT
— Based Poland (@Poland_Based) August 13, 2025
Pamjet e publikuara tregojnë rreth 200 tifozë serbë që pushtojnë një autostradë për të sulmuar tifozët e Lech Poznan, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të ndeshjes.
Sipas raportimeve, ky sulm lidhet me pretendimet se tifozët polakë kishin shkaktuar dëme në një qendër tregtare në Beograd përpara ndeshjes.
Ndeshja e dytë përfundoi 1-1, por Crvena Zvezda u kualifikua në raundin tjetër të play-offit të Ligës së Kampionëve.
Dashuria mes polakëve dhe serbëve përfundoi, derisa ëndrra e tyre se ‘Kosova është Serbi’ nuk do të bëhet kurrë realitet.