Mbrëmë në mbarë Serbinë u mbajtën protesta të reja, të shënuara me tensione të larta dhe një sërë incidentesh. Në Beograd, pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) lëshonin vazhdimisht mjete piroteknike drejt kordonit të xhandarmërisë dhe drejt qytetarëve. Sulme të ngjashme u regjistruan edhe në pjesë të tjera të qytetit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Gaz lotsjellës u përdor edhe në Novi Sad dhe disa qytete të tjera.

Partia për Liri dhe Drejtësi (SSP) publikoi në platformën X se deputeti i saj, Pegja Mitroviç, është rrahur brutalisht gjatë protestës në Beograd. Në njoftim thuhet se “koka e tij u shtyp nga dhunuesit e Partisë Progresive Serbe”, se “u godit me shufër në kokë dhe disa herë në trup” dhe se “aktualisht është në rrugë për në spital”.

Mitroviç deklaroi se, pa asnjë arsye, u sulmua nga shtatë ose tetë persona të maskuar.
“U hodhën mbi mua, dhe kur u thashë se jam deputet, më thanë se nuk i interesonte dhe filluan të më godisnin brutalisht në kokë dhe në këmbë me shufra”, tha ai.
“Filluan të më keqtrajtonin dhe të më ofendonin. Kur kuptova se nuk e dinin fare se çfarë po bënin dhe se kjo mund të përfundonte shumë keq, u strehova dhe ika, sepse pashë që kisha të bëja me njerëz që qartazi kishin humbur arsyen”, shtoi Mitroviç.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume