Milan ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Barit në 1/32 e finales në Kupën e Italisë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti Ardon Jashari, por që nuk ishte startues.

Leao kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Pulisic e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të të takimit dhe vulosi fatin e kualifikimit.

Në minutën e 66-të Ardon Jashari u aktivizua në lojë, duke e bërë debutimin zyrtar me kuqezinjtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume