I dyshuari me inicialet S.S i për krime lufte në Kosovë, doli sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Ai u arrestua të dielën në pikën kufitare në Merdare, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume