Partneri i koalicionit të DPMNE-së, Bilall Kasami, i cili mundësoi prishjen e fabrikës “Tetovo Tabak”, shiti të gjithë pronën e saj për një shumë prej rreth 7 mijë eurosh (457,450 denarë), dhe më vonë, në bashkëpunim me Këshillin, e konvertoi atë dhe mundësoi që e njëjta pronë të fitonte një vlerë prej 5 MILIONË EUROSH brenda natës shkruan Infomax transmeton Tetovasot. Marrëveshja e blerjes, e fshehur nga publiku, u lidh më 20.10.2022, dy vjet më vonë Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi ndryshimet në PPU dhe PDU për Bllokun 31, të cilat e konvertuan përdorimin nga klasa “G” – objekte industriale në klasën “A” – banim. Ky vendim rriti vlerën e pronës, kështu që pronën që Komuna e Tetovës e shiti për 7,000 euro, SH.A. “Tetovo Tabak” e përfaqësuar nga likuidatorët Bozhe Grozdanoski, Nikola Korubin dhe Dragan Vlahoviq ia shiti (së bashku me tokën shtetërore të blerë) “ELASTAN DOOEL” për 5,005,000 euro. Edhe pse Këshilli i Komunës së Tetovës pati mundësinë ta ripërdorte këtë tokë në drejtim të interesit publik, për të siguruar një zonë të gjelbër ose një objekt publik për nevojat e qytetarëve, kjo nuk ndodhi dhe ndërtesa me rreth 2,000 apartamente do të mbijnë në të njëjtin vend. Me këtë kryevepër të mafies urbane, dhe në këtë proces mafioz, partneri i koalicionit të DPMNE-së, Bilall Kasami, i grabiti komunës dhe qytetarëve rreth 5 milionë euro. E majta kërkon një shqyrtim të menjëhershëm dhe anulim të shitjes, përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët dhe një ndalim ligjor për ndryshimin e qëllimit të tokës shtetërore pas shitjes. Ky është një simbol i mënyrës se si partitë në pushtet e trajtojnë shtetin dhe të mirat publike – si pre e bashkëpunëtorëve të tyre!TS