Portieri italian, Gianluigi Donnarumma pritet ta vazhdoj karrierën në Ligën Premier pas prishjes së raporteve me Paris Saint-Germain.

Gazetari italian Nicolo Schira raporton se Manchester City është afër nënshkrimit të portierit të PSG-së, Gianluigi Donnarumma.

Sipas burimeve të Schiras, “Qytetarët” kanë arritur një marrëveshje parimore me 26-vjeçarin italian për një kontratë pesëvjeçare.

City është njëkohësisht në negociata me PSG-në për tarifën e transferimit të Donnarummas, por kjo varet nga shitja e Ederson.

Parisienët nënshkruan me portierin në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë nga AC Milan dhe sezonin e kaluar, ai pësoi 39 gola në 40 ndeshje dhe mbajti portën e paprekur në 11 ndeshje.

Çmimi i Donnarummas thuhet se është vendosur nga 40 deri në 50 milionë euro nga PSG.