Futbollisti italian, Luca Aluisi, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pasi u rrëzua papritur në shtëpi, para syve të nënës së tij.

Ai kishte firmosur vetëm pak ditë më parë me skuadrën ASD Castell’Azzara dhe pritej të zhvillonte stërvitjen e parë me ekipin.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, Aluisi nuk arriti të mbijetojë. Klubi e konfirmoi lajmin me një mesazh ngushëllues, duke e përshkruar si një lojtar plot entuziazëm e pasion për futbollin.

Presidenti i ekipit Marta, Massimo Natali, tha se Aluisi ishte “një djalë i sjellshëm dhe i përkushtuar”, ndërsa edhe kryetari i komunës shprehu dhimbjen për këtë humbje të rëndë, duke dërguar ngushëllime familjes së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume