Galatasaray ka bërë një hap të madh drejt transferimit të Manuel Akanji-t, por marrëveshja ende nuk është e mbyllur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se klubi turk ka arritur akordin me Manchester Cityn, ndërsa brenda 24 orëve pritet t’i dorëzojë edhe ofertën zyrtare vetë lojtarit.

Aktualisht, nuk ka ende një propozim konkret në tavolinë për mbrojtësin zviceran dhe as ndonjë sinjal nga ana e tij nëse do të pranonte të transferohej në Stamboll.

Kështu, edhe pse marrëveshja mes klubeve është arritur, gjithçka mbetet pezull deri në vendimin përfundimtar të Akanjit, i cili do të jetë faktor vendimtar për realizimin e këtij transferimi të bujshëm.