Ndonjëherë, edhe takimet mes kundërshtarëve politikë janë të pashmangshme sidomos kur i lidh gjaku, pavarësisht ndasive publike. Një fotografi e publikuar sot nga Kërçova ka ngjallur shumë diskutime dhe dyshime. Në të shihet afërsia mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Fatmir Limanit një figurë politike që shpesh e ka kritikuar ashpër Ahmetin.

Por ajo që e bën këtë takim më interesant, është fakti se të dy janë nip e dajë, gjë që shton spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm, përtej fjalëve të ashpra dhe akuzave të mëparshme, përcjell TS.

Në rrjetet sociale, tashmë kanë nisur të qarkullojnë pyetje të shumta: A është Fatmir Limani “Kali i Trojës” brenda VLEN-it? A po luhet një skenar i paralajmëruar?

Derisa të kemi përgjigje të qarta, nuk përjashtohet mundësia që, në prag të zgjedhjeve, të dëgjojmë sërish deklarata të forta dhe kritika të ndërsjella mes tyre një “lojë” që mund të zgjasë deri në shtator. Por ndoshta, vetëm më 19 tetor do të kuptohet e vërteta e këtij raporti: a kemi të bëjmë me një aleancë të fshehtë, apo thjesht një takim pa prapavijë politike?/TS/