Më 21.08.2025, në ora 18:05, në Departsmentin për Punë të Brendshme në Kërçovë është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Kolibarë, Kërçovë, një 15-vjeçare nga Kolibarë, duke drejtuar një katërçikël me targa të Kërçovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga lëndimet e marra në vendngjarje kanë humbur jetën vajza e mitur si dhe shoqja e saj, po ashtu e mitur, nga fshati Greshnicë, Kërçovë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetimor i DPB Kërçovë.