Moska përfiton nga periudha për të pushtuar sa më shumë territor, e bindur se do t’i mbeten kur të vijë koha të negociohet armëpushimi. Ajo ka përparuar tashmë në disa zona të tjera me sulme të reja megjithatë pushtimi nuk është aq I lehtë.

Mediat raportojnë se në dy javë trupat elitë ruse kanë humbur mbi 1.000 njerëz dhe vetëm në tre ditët e fundit 206 të vrarë, përveç shkatërrimit të 3 tankeve, po aq automjeteve të blinduara, 12 topave, 35 dronëve, 24 makinave e motorëve. Nuk është e qartë sa janë humbjet ukrainase, por është e mundshme që edhe ato të jenë të mëdha.

E deri sa luftimet po vazhdojnë, bota pret për një takim të mundshëm Putin-Zelenski-Tramp në të cilin do të bisedohej për një marrëveshje të mundshme për dhënien fund pushtimit. Në këmbim, mësohet se Putin kishte kërkuar në takimin e fundit me Tramp, që Rusisë t’i mbeten territoret e Dobasit, të cilat janë të pushtuara më shumë se 70%.

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas paralajmëron të mos detyrohet Ukraina që t’i lëshojë Rusisë territore paqeje.

Kallas i tha programit Today të BBC-së se koncesionet e territoreve janë në fakt “kurthi në të cilin Putini dëshiron që të hyjë në Perëndim”.

Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është kontestuar prej kohësh nga Moska, me agresion ushtarak që detyroi 1.5 milion ukrainas të largohen gjatë dekadës së fundit. Kievi vazhdimisht e refuzuar lëshimin e Donbasit në këmbim të paqes, pavarësisht se Trumpi e sheh si “të domosdoshme” një lëvizje të tillë. Kallas foli gjithashtu gjatë për nevojën e garancive “të besueshme dhe të forta” të sigurisë për Ukrainën.